Konjufca takon Von Cramon, bisedojnë për proceset aktuale politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon Traubadel. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi proceset politike aktuale në Kosovë dhe çështjet që lidhen me perspektivën e integrimit evropian të vendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim R-raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon Traubadel, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

“Kryetari Konjufca e njoftoi raportuesen Von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika