Konjufca tregon se pse nuk po kalon në Kuvend “Kodi Civil”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se në votimin Projekt-Kodit Civil, shumica ishin abstenim dhe jo kundër

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Për mos kalimin në Kuvend të Projekt-Kodit Civil, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se në votimin e tij, shumica ishin abstenim dhe jo kundër.

“Ata kundër e kanë për shkak se i kanë mendimet e tyre. Unë nuk pajtohem me ato mendime. Shumë më jo fer më duket qëndrimi i opozitës se i atyre kundër”, ka thënë Konjufca në intervistën e dhënë për Kallxo.com.

Konjufca ka thënë se “nuk mund të jetë një parti politike prej A-së deri në Zh-ë, krejt deputetë me ngritë dorën për një Kod Civil”.

Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur në shtetin me zhvillimin më të lartë në botë.

“Aty gjithmonë e ke një grupacion më konservativ, të cilët thonë jo unë jam kundër këtyre ideve”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika