Konjufca: Tronditës lajmi për humbjen e 51 jetëve në Koçan, jemi pranë jush

Gluak Konjufca

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Konjufca ka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa ka thënë se qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira.

“Tronditës lajmi i vdekjes së 51 të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e zjarrit në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme! Qëndrojmë pranë tyre dhe Maqedonisë së Veriut, në këto momente të vështira për ta. Të lënduarve në këtë ngjarje të rëndë iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë e sa më të lehtë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke lënë të vdekur të paktën 51 persona dhe duke lënduar mbi 100 të tjerë.

Incidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë një koncerti të një grupi të njohur, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 1.500 persona.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika