Konjufca ua uron Krishtlindjet serbëve ortodoksë të Kosovës

"Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen"

Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari, Gauk Konjufca, ua ka uruar Krishtlindjet serbëve ortodoksë të Kosovës.

Konjufsca ka thënë se mesazhet e paqes, solidariteti e respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë feste.

“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen! Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit. Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka shkruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika