Konjufca udhëton drejt Hagës

I pari i Kuvendit do të shkojë për vizitë tek ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët po akuzohen në Hagë. Para tij në Hagë për vizitë ka qenë edhe Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, por ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë nuk kishin pranuar të takoheshin me të

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të premten e 17 qershorit do të udhëtojë drejt Hagës, për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Këtë vizitë e kishte konfirmuar Shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli.

Postimi i Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit

Lidhur me këtë vizitë, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër sesi po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, kishte deklaruar Konjufca për RTSH.

Pak para nisjes së tij, Konjufca kishte thënë për “KP” se qëllimi i kësaj vizite ishte të tregonte që institucionet kosovare janë afër këtij procesi dhe po e përcjellin me vëmendje këtë proces.

Ai ishte pyetur nëse krejt këto kritika do t’i adresojë edhe para institucionit të Dhomave të Specializuara, por ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite nuk do të ketë takime të tjera përveç se me krerët e UÇK-së.

“Jo kësaj radhe do t’i takoj vetëm të gjithë ata pjesëtarë të rëndësishëm të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht atje. Të gjithë do t’i takoj”, ka thënë ai.

Konfirmohet vizita e Konjufcës në Hagë

Në Hagë, ish-liderët e UÇK-së, pos vizitave nga anëtarët dhe deputetët e PDK-së, ishin vizituar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Por, njëherësh, të njëjtit kishin refuzuar një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu udhëton për në Hagë, nuk pranohet nga Thaçi e Veseli për takim

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika