Konjufca uron Pashkët: Festë e besimit dhe angazhimit për drejtësinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët për festën e Pashkëve, duke theksuar se kjo festë sjell mesazhin e besimit dhe të përkushtimit për drejtësi dhe bashkëpunim në një të ardhme shpresëdhënëse

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar Pashkët për të gjithë qytetarët e besimit katolik dhe protestant.

Në një postim në Facebook, Konjufca uroi që kjo festë të vijë në të gjitha familjet e shoqërinë me shëndet, begati, dashuri e ngrohtësi për njëri-tjetrin, e të mbushur me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët.

“Kjo festë na sjell mesazhin e besimit, angazhimit për atë që është e mirë, thirrje për të përqafuar të drejtën, për të punuar për një shoqëri që me sakrificë i tejkalon vështirësitë përpara e i hap vetes të ardhmen shpresëplotë”, ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

Pashkët janë festa kryesore e besimit të krishterë, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit nga vdekja sipas besimeve të krishtera.

Pashkët gjithashtu shënojnë fillimin e pranverës në disa kultura dhe janë një kohë për bashkërendim dhe festim për komunitetin e besimtarëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika