Konjufca voton pro së bashku me opozitën, VV-ja abstenon për Rezolutën e Policisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka votuar pro për futjen në rendin e ditës të votimit për Rezolutën për Policinë e Kosovës gjatë një seance të rregullt. Ndërsa, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zgjedhur të abstenojnë në këtë votim

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka votuar në favor të përfshirjes në rendin e ditës të votimit për Rezolutën për Policinë e Kosovës gjatë një seance të rregullt.

Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbetur abstenuar.

Konjufca ka bërë të ditur se 70 deputetë kanë marre pjesë në seancë, ndërsa 32 prej tyre janë deklaruar pro futjes së këtij projekt-rezolute në rendin e ditës, ndërsa 38 kanë zgjedhur të abstenojnë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka argumentuar se pas rikthimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancë, do të duhej të diskutohej dhe të votohet për Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Qalaj ka theksuar: “Duke parë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në seancë, kërkoj të shtohet në rendin e ditës dhe votimi për projekt-rezolutën që propozon mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika