Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila sipas ligjit, nuk i plotëson kushtet. Dukagjini ka kuptuar nga burimet se kjo është bërë pasi në mesin e aplikantëve ka familjarë të eprorëve të lartë të Policisë

Një konkurs që ka hapur Policia e Kosovës dyshohet se po tenton të privilegjojë një gjeneratë në kundërshtim me rregullat e institucionit.

Kjo pasi që, siç ka mësuar Dukagjini, brenda gjeneratës së favorizuar ka disa familjarë të eprorëve të lartë të Policisë.

Bëhet fjalë për konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” i cili nuk ka ndodhur për më shumë se tetë vjet.

Konkursi u hap në shkurt të këtij viti, e numri i aplikuesve është shumë i madh. Dukagjini ka në dorë këtë listë dhe aty numërohen gjithsej 2 mijë e 230 policë që kanë konkurruar për vetëm 355 vende të lira.

Por, aty është lejuar që të aplikojë një gjeneratë në kundërshtim me rregullat.

Bëhet fjalë për gjeneratën e 54-të të Policisë, zyrtarët e së cilës akoma nuk i kanë bërë dy vjet në detyrë me gradën “Polic i lartë”, gjë që është në kundërshtim me “Udhëzimin administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarët policor”.

Neni 13 i këtij udhëzimi thotë se “Polici i lartë kërkohet të ketë minimumin e qëndrimit në gradë dy vite, i diplomuar në shkollën e mesme dhe ndaj të cilit mos të jetë shqiptuar ndonjë masë disiplinore për shkelje të rënda disiplinore apo vepër penale”, në mënyrë që t’i mundësohet gradimi.

Rreth 400 zyrtarë të kësaj gjenerate nuk e kanë plotësuar këtë kusht, dhe për këtë televizioni posedon fakte.

Dukagjini posedon edhe konkursin për këtë pozitë ku kriter i parë i tij është pikërisht që “Polici i lartë” duhet të ushtrojë për dy vite detyrën e tij.

Dyshohet se pjesë e kësaj gjenerate janë disa familjarë të zyrtarëve të ndryshëm të lartë brenda Policisë.

Pjesëmarrja në këtë gradim për gjeneratën e 54 të Policisë nuk është bërë ndërmjet ndonjë vendimi, por Policia e Kosovës e ka një arsyetim për këtë.

Mirëpo, ky institucion i ka injoruar pyetjet e televizionit rreth dyshimeve se konkursi i është përshtatur jashtëligjshëm disa familjarëve të eprorëve policorë dhe se ata janë aplikues.

“Trajnimi i gjeneratës 54 ne AKSP ka zgjatur me shume se gjeneratat tjera, dhe kjo është arsyeja pse kjo gjeneratë ka 5 vjet përvojë pune në Polici, por nuk ka arritur të plotësojë këto dy vitet e qëndrimit ne gradën e policit të lartë. Pra ka qenë përgjegjësi e DPP-së dhe kohëzgjatjes së trajnimit themelor dhe jo e policëve të kësaj gjenerate, andaj Menaxhmenti ka vendosur të ju jap mundësi të barabartë të testimit te gjithëve, duke mos diskriminuar askënd”.

Ky testim për policët kandidatë në këtë konkurs do të mbahet më 4 maj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika