Konkursi për rreshterë, vazhdon favorizimi i gjeneratës me familjarë të eprorëve policorë

2 mijë e 230 policë që kanë konkurruar për vetëm 355 vende të lira për të marrë gradën e rreshterit i janë nënshtruar sot testit me shkrim. Dukagjini ka raportuar se brenda pikërisht këtij konkursi dyshohet që është favorizuar një gjeneratë pa plotësuar kriteret, vetëm pse, sipas informacioneve, pjesë e saj janë edhe familjarë të disa eprorëve të lartë të Policisë. E njëjta gjeneratë, ajo e 54-të i është nënshtruar sot testimit

Tri qendra në tri komuna janë vënë të shtunën në dispozicion për 2 mijë e 230 policë.

Ata i janë nënshtruar testit me shkrim në kuadër të konkursit për gradim nga polic i lartë në rreshter, pozitë për të cilën janë vetëm 355 vende të lira.

Por, në testim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të gjeneratës së 54-të të Policisë, për të cilët Dukagjini tash e disa ditë ka raportuar që janë lejuar të aplikojnë jashtëligjshëm në këtë konkurs.

Zyrtarët e kësaj gjenerate akoma nuk i kanë mbushur dy vjet në gradë n “Polic i lartë”, gjë që është në kundërshtim me “Udhëzimin administrativ për procedurën e gradimit të zyrtarëve policorë”.

Neni 13 i këtij udhëzimi thotë se “Polici i lartë kërkohet të ketë minimumin e qëndrimit në gradë dy vite, i diplomuar në shkollën e mesme dhe ndaj të cilit mos të jetë shqiptuar ndonjë masë disiplinore për shkelje të rënda disiplinore apo vepër penale”, në mënyrë që t’i mundësohet gradimi.

Dyshohet se pjesë e kësaj gjenerate janë disa familjarë të zyrtarëve të ndryshëm të lartë të Policisë, mirëpo vet institucioni ka injoruar pyetjet e Dukagjinit për këtë aspekt.

Ndërsa, pjesëmarrjen në konkurs të policëve që nuk i plotësojnë kriteret ligjore, Policia e kishte arsyetuar duke thënë se trajnimi i gjeneratës 54 në Akademi ka zgjatur më shumë se ai i gjeneratave të tjera.

Sipas, Policisë kjo është arsyeja pse kjo gjeneratë ka 5 vjet përvojë pune në Polici, por nuk ka arritur të plotësojë këto dy vitet e qëndrimit ne gradën e policit të lartë.

Pas raportimit të Dukagjinit, televizioni merr vesh se zyrtarët e Policisë janë mbledhur në dy takime, por konkursi për rreshter nuk ndryshoi.

Për këtë çështje, Inspektorati i Policisë i kishte thënë televizionit se këto informata do t’i verifikojë dhe varësisht nga të gjeturat do të procedojë sipas kompetencave të saj.

Procesi i gradimit për rreshter po ndodhë pas më shumë se tetë vitesh. Pos testit me shkrim, zyrtarët policorë pritet t’i nënshtrohen edhe procedurave tjera të procesit të gradimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika