Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim

Ndonëse herën e parë ishte anuluar duke qenë se nuk kishte të paktën dy kandidatë me mbi 70 pikë, këtë herë, në fazën e fundit, njëri nga kandidatët u rivlerësua. Sipas kandidatëve ankues, emra të njohur për redaksinë, kjo nuk qe e rastësishme. Konkursi për këtë pozitë u anulua dy herë, në shtator të vitit të kaluar ngase nuk rezultuan dy kandidatë me 70 pikë dhe një herë në mars të këtij viti, me pretekstin për përmbajtje të gabimeve teknike në shpalljen e publikuar

Nuk mjaftuan testimet që fazat rekrutuese për pozitën për sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes të rezultonin me të paktën dy kandidatë me mbi 70 pikë, njësoj si kishte ndodhur edhe herën e parë kur u mbajt konkursi.

Edhe herën e kaluar i vetmi kandidat me pikët e kërkuara ishte Gafur Dugolli por që konkursi ishte anuluar në mungesë të një kundërkandidati.

Për dallim nga hera e kaluar, këtë herë njëra nga intervistat u rivlerësua.

Në shpalljen e Gafurr Dugollit fitues, i dyti në listë me mbi 70 pikë, pas procedurës së rivlerësimit, ishte Behxhet Rrukiqi.

Ndonëse dy kandidatëve që patën ankesa rreth procesit ato iu hodhën poshtë, ankesa e Rrukiqit morri epilog.

E kjo sipas kandidatëve ankues, emra të njohur për redaksinë, kjo nuk qe e rastësishme.

Konsideroj se Këshilli ka bërë të padrejtë se ka bërë ankesën të pa bazë, mendoj se ka qenë i ndikuar politikisht dikush nga Këshilli, nuk jam i interesuar ta ndjek penalisht sepse konsideroj që është humbje kohe. Po unë jam magjistër i çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, jam Doktor shkence në Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplomaci me Siguri dhe gjatë gjithë kohës sime sa ka shërbyer në ushtri kam qenë pozitë drejtuese, besoj se këto më japin avantazh në raport me të gjithë kandidatët tjerë. Me Behxhet Rrukiqin nuk kam pas raporte dhe as që e njoh, mendoj se ai është vetëm mbulesë e tyre marifetet, inshAllah e kam gabim. Konkursi u anulua dhe bënë rivlerësim. Kanë bërë rivlerësim, shkelje akoma më të rëndë. Pas anulimit të konkursit, ata kanë bërë rivlerësimin, thirrën vetëm Gafurrin dhe Rrukiqin. Mua s’më kanë thirr, se di që kanë thirrur dikë tjetër. Kur nxorrën të dy me pikë, atëherë e kemi bërë ankesën -Kandidat Konkurues

Se CV e Rrukiqit u rivlerësua vetëm sa për ta bërë kushtin e dy kandidatëve, e mohon Rrukiqi që mbante më parë pozita publike.

Së pari, nuk jam favorizuar. Nga komisioni intervistues jam eliminuar por kam bërë ankesë në KPShMC dhe ankesa më është aprovuar. Përvoja ime në CV nuk është vlerësuar profesionalisht nga komisioni intervistues. Por, KSHPMC e ka aprovuar ankesën time. Kam mbi gjashtë vite drejtor i AQP-së dhe CV-ja ime dhe përvoja ime nga ai komision të vlerësohej nuk ishte e drejtë. Mbi 15 vite pozitë udhëheqëse në AQP. Po të isha zgjedh unë sekretar, jam i bindur që të paktën procedurat e prokurimit nuk do ishin temë në mediat ditore. Dhe jo, nuk jam thirrë nga askush.Behxhet Rrukiqi, kandidati i radhitur i dyti

Herën e parë që kishte aplikuar Rrukiqi, i kishte munguar një dokument si pasojë e të cilit, nuk ishte thirrur në intervistë.

Rivlerësimin e përvojës së Rrukiqit e kanë konfirmuar edhe në KPMShC.

Po ju sqarojmë se sipas Njoftimit të datës 19.06.2024, të publikuar nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore e Ministrisë së Mbrojtjes në këtë proces nuk kanë rezultuar së paku dy (2) kandidatë me 70 pikë siç kërkohet sipas dispozitave ligjore të nenit 47, paragrafi 11 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe për këtë është konsideruar si e dështuar kjo procedurë e pranimit, mirëpo kundër njoftimit të datës 19.06.2024, kandidatët e pakënaqur kanë pasur të drejtë të parashtrojnë ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e publikimit, e një gjë të tillë nuk e kanë bërë dy kandidatët që ju është hedhë si e pasafatshme ankesa e datës 14.08.2024. Kandidati i cili ka parashtruar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kundër njoftimit të datës 19.06.2024, është z. Behxhet Rukiqi, të cilit i është aprovuar ankesa dhe është obliguar Komisioni i pranimit të bëjë rivlerësimin e CV-së së tij, sipas vendimit të cilin e keni të bashkangjitur në e-malin paraprak (shih Vendimin A.nr.868/2024). Kështu që në rrjedhën e kësaj procedure, kandidatët e tjerë nuk kanë pasur të drejtë të parashtrojnë ankesë kundër njoftimit të datës 09.08.2024, por vetëm ndaj njoftimit të datës 19.06.2024, me këtë arsyetim është nxjerr Vendimi A.nr.1227/2024, të cilin ju kemi bashkëlidhur në e-malin paraprakKëshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Konkursi për këtë pozitë u anulua dy herë, në shtator të vitit të kaluar ngase nuk rezultuan dy kandidatë me 70 pikë dhe një herë në mars të këtij viti, me pretekstin për përmbajtje të gabimeve teknike në shpalljen e publikuar.

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika