Konkursi problematik, IPK në pritje të përgjigjeve të Policisë edhe pas 2 javësh

Tash e dy javë Inspektorati i Policisë së Kosovës është në pritje të komenteve nga ana e Policisë, për gjetjet në lidhje me konkursin problematik për gradimin e policëve. Ish-drejtues të IPK-së që kanë folur për procesin thonë se nuk ka afate kohore për këtë gjë, por anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë, derisa flasin për dyshimet e tyre për konkursin, kërkojnë që kjo çështje të zbardhet një herë e mirë

Fotografi ilustruese

Për një varg raportimesh që bëri Dukagjini rreth dyshimeve për keqpërdorime brenda një konkursi në Policinë e Kosovës, Inspektorati i Policisë së Kosovës nisi një hetim të jashtëzakonshëm.

Rekomandimet e këtij hetimi ia ka përcjellur Policisë së Kosovës para dy jave dhe janë në pritje të komenteve kthyese të këtij institucioni, prandaj edhe nuk është bërë publik lista e rekomandimeve, e cila siç ka mësuar Dukagjini, është e gjatë.

Për këtë arsye edhe procesi i gradimit të policëve nga “Polic i Lartë” në “Rreshter” ka mbetur pezull dhe nuk ka kaluar në fazën e dytë.

Sipas ish-kryeshefit të IPK-së, Fitim Shishani, nuk ka kufizime kohore për kthimin e komenteve nga ana e policisë.

“Sa i përket kohëzgjatjes nuk është një afat i saktë për 15 ditë, 20 apo tjera por drejtori i përgjithshëm me ekipin e vet por edhe ministrin sepse një kopje e inspektimit sipas përvojës time i dërgohet edhe ministrit që të jetë i informuar me të gjeturat eventuale, unë shpresoj shpejt do të përgjigjen”, ka thënë Shishani.

Anëtari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli shpreson që Policia t’i pranoj rekomandimet e IPK-së, duke theksuar dyshimet që janë edhe tek anëtarët e komisionit.

“Edhe ne nuk jemi të sigurt se gjithçka ka shku ne rregull në bazë të asaj që është raportuar, në bazë të asaj që shihet pra duket se diçka nuk ka qenë në rregull prandaj jemi të interesuar që kjo punë të zbardhet një herë e mirë dhe kemi kërku nga kryeshefi që të jetë preciz në këtë që po kërkohet”, ka deklaruar deputeti Dugolli.

Pyetjet e televizionit në lidhje me këtë proces, konkretisht kthimin e komenteve për Inspektoratin Policor, kanë mbetur pa përgjigje nga ana e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika