Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në më 2024

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë pritet që vitin e ardhshëm të ketë buxhet më të madh për 2 milionë euro sesa në këtë vit që po e lëmë pas. Mirëpo, kjo rritje po konsiderohet e pamjaftueshme, sidomos shkaku i situatës së brishtë të sigurisë në vend vitin e fundit

Dy milionë euro më shumë buxhet sesa sivjet janë planifikuar për vitin e ardhshëm për institucionin më të rëndësishëm të sigurisë.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ka për mision zbulimin dhe identifikimin e kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e vendit, këtë vit kishte buxhet 12 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm do t’i ketë 14 milionë.

Kjo shumë po kritikohet nga njohësit e çështjeve të sigurisë marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë, sidomos në veri të Kosovës.

Derisa thotë se shuma të tilla nuk duhet të bëhen publike, Drizan Shala vlerëson se buxheti që është ndarë për këtë institucion nuk është i mjaftueshëm.

“Mendoj që buxheti optimal për të përmbushur nevojat e agjencionit në fjalë do të duhej të ishte 24 milion euro, mbi këtë bazë çdo vit do të kishim shtesë 5 milion euro minimalisht për të updateuar kërkesat dhe nevojat për ta mbrojtur sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës”, ka thwnw Drizan Shala – Njohës i çështjeve të sigurisë.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish-zëvendësministri i punëve të brendshme, Izmi Zeka, pasi sipas tij, vendi mund të përballet me situata të paparashikuara.

“Investimi në këtë drejtim duhet të jetë jashtëzakonisht i madh në këtë kohë e situatë për tu përballur me lloj-lloj episode që ndoshta për neve mund të jenë të paparashikueshme por ato mund të ndodhin”, ka deklaruar Izmi Zeka, ish-zv.ministër i Punëve të Brendshme.

Pos AKI-së, për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qeveria ka planifikuar 216 milionë euro, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes 153 milionë euro.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika