“Konstruktiviteti në dialog, hap rrugë për heqjen e masave të BE-së”, thotë ambasadori britanik

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në dialogun me Serbinë për të hequr masat e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste në emisionin FIVE të Dukagjinit, Hargreaves ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj në kuadër të dialogut, respektivisht angazhimet që burojnë nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit.

“Neve siç e dini nuk jemi pjesë e BE-së dhe nuk mund të flas në emër të kolegëve të BE-së sa i përket mënyrës  se si do të duhej të ishte rruga për t’u hequr këto masa, dhe po ashtu nuk do të dua të hamendësoj se cila do të ishte sjellja administratës së SHBA-së ndaj Kosovës në javët e muajt në vijim. Por, ajo që e di është se ne do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me Kosovës, dhe ne do të inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe shoqërinë që të jenë sa më pozitiv dhe konstruktiv që te jetë e mundur në dialogun me Serbinë, sepse kjo qartë është rruga më e mirë për t’u siguruar që masat të hiqen dhe shtet anëtare të BE-së e di që do të mirëpresin lëvizjet pozitive të Kosovës për të avancuar në dialog. Por, po ashtu siç e thash edhe sepse në këtë kontekst më të gjerë të një momenti shumë të rëndë në sigurinë evropiane ajo që i duhet botës është që rajoni i Ballkanit Perëndimor që luan rolin e vet në një stabilitet më të gjerë dhe unë mirëpres të bashkëpunojë me miqtë tanë në drejtim të këtij qëllimi.

Ne kemi qenë të qartë, që ne mendojmë që Kosova do të shënojë mirë duke marrë tutje zotimet që ka pranuar me Asociacionin dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, dhe konsiderojmë se me këtë Kosova mund të vendos një ton pozitiv në dialog me Serbinë duke nisur tutje në zbatimin e tyre”, ka thënë ambasadori britanik.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika