Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se pirja e tepërt e alkoolit gjatë pandemisë Covid-19 mund të shkaktojë mijëra vdekje dhe hospitalizime në 20 vitet e ardhshme.
Hulumtimet e bëra nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Anglisë dhe ai i dhe Universitetit të Sheffield-it tregojnë se ata që konsumonin më pak alkool e kishin reduktuar konsumimin e tij gjatë pandemisë, kurse ata që konsumonin më shumë përfunduan duke konsumuar edhe më shumë dhe mund të mos kthehen asnjëherë në nivelin e pijes siç ishin para pandemisë, raporton Sky News.
Personat e moshës rreth 24 dhe 25 vjeç të cilët ishin konsumues të mëdhenj të alkoolit e kanë rritur nivelin e pijes më shumë se çdo grup tjetër, prej kur u përhap pandemia COVID-19.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Anglisë, thotë se edhe nëse të gjithë konsumuesit e alkoolit do të ktheheshin në gjendjen e mëparshme në vitin 2019, prapë do të kishte rreth 42 mijë e 677 persona të shtrirë në spital dhe rreth 1 mijë e 830 vdekje që do të lidheshin direkt me alkoolin.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë së Anglisë, shton se në skenarin më te keq, numrat e të shtrirëve në spitale mund të shkojë rreth 972 mijë e 382 persona. Kjo mund t’i kushtojë shtetit rreth 5.2 miliardë paund.