Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), me një kontigjent në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, do të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake, e cila do të realizohet në Belize.
Kontingjenti i FSK-së ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit.
Qëllim ishte përgatitja në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për t’i treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim.