Kontigjenti i FSK-së festuan 15-vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka treguar se kontingjenti i FSK-së e ka festuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Turqi

Ekipi i FSK-së në Hatay të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i FSK-së e ka festuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Turqi.

Ndërsa, ka bërë të ditur se ata u vizituan nga ushtarakë të forcave turke, ani pse ishte një gjendje e jashtëzakonshme.

“Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se forcat turke u kanë dhuruar ekipit nga Kosova një flamur të Turqisë, në shenjë falënderimi për mbështetjen.

“Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë”, ka shkruar Mehaj.

Ndërsa, është shprehur se “Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë”.

Ndryshe, ekipi i FSK-së ndodhet në Turqi për të ndihmuar në gjetjen e njerëzve që kanë mbetur të gjallë apo të vdekur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit që ka goditur vendin më 6 shkurt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika