Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kontigjenti i tyre që ka shkuar të ndihmojë Turqinë, ka festuar 15 vjetorin e pavaresisë së Kosovës nga Hatay i Turqisë.
“Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtria turke gjeti kohë të vizitoj ushtarakët tanë që janë në mision në Hatay të Turqisë, dhe të ju uroj diten e Pavaresisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar FSK.
Gjatë kësaj të premteje, kontigjenti i FSK-së është vizituar dhe nga Rexhimenti i Komandos Turke dhe në shenjë falenderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti i Kosovës, dhe veçanërisht ekipit të FSK-së, i dorëzuan flamurin e Republikës së Turqisë.