Kontingjenti i FSK-së po merr pjesë në mesin e 43 shteteve në një ushtrim në Turqi

Një kontingjet i FSK-së i është bashkuar 43 shteteve që janë duke marrë pjesë në ushtrimet që po mbahen në Turqi

Kontingjeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i është bashkuar 43 shteteve që janë duke marrë pjesë në ushtrimet që po mbahen në Turqi.

“Kontingjeti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se ky ushtrim ka qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme.

“Ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika