Kontrabandë në Vërmicë, Dogana konfiskon 145 kilogram duhan që po vinte nga Shqipëria

Dogana e Kosovës ka raportuar një rast të kontrabandës në pikën kufitare në Vërmicë, ku janë zbuluar 145 kilogramë duhan të papërpunuar në një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Vërmicë është zbuluar një rast i tentim kontrabandës me duhan.

Ata kanë gjetur 145 kilogramë duhanë në një automjet me vetura të Republikës së Shqipërisë.

“Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërise, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht”, thuhet në njoftim.

Më pas, automjeti është selektuar për një kontroll më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.

“Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg. Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës”, vijon në njoftim.

Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika