Kontrata e re para mësimdhënësve, SBASHK kërkon të mos nënshkruhet

Një kontratë e re pune iu është dorëzuar mësimdhënësve. Aty mësimdhënësit obligohen që sipas ligjit të marrin 4 javë pushim vjetor, të punojnë 40 orë në javë dhe specifika të tjera që nuk i kanë pasur të parapara deri tani. Kjo kontratë që ende nuk është përfundimtare, po vlerësohet e dëmshme nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, duke kërkuar që e njëjta të mos nënshkruhet

Çështja e pushimit ka ngritur edhe një herë në këmbë mësimdhënësit në Kosovë.

Ata kanë pranuar kontratat e reja të punës, bazuar në ligjin e punës dhe për zyrtarët publikë.

Sipas kontratës, ata duhet të bëjnë orë punë sikurse shërbyesit tjerë civil, përfshirë edhe pushimin vjetor prej 4 javësh.

Për versionin e ri, Sindikata e Arsimit tregojnë se u njoftuan nga Drejtoritë komunale të Arsimit.

Megjithëkëtë, Rrahman Jashari u ka bërë thirrje që kontratat të mos i nënshkruajnë.

“Me aq sa kemi informacione thuhet se flitet edhe për pushimin ditor 30 minuta dhe kjo në sektorin e  arsimit nuk vlen pasi që është e pamundur të pushohet ashtu. Një problem tjetër është norma e punës, te arsimi më udhëzim administrative janë të specifikuara orët, pastaj pushimet vjetore, në arsim nuk mund të merret sa herë të duash,” ka thënë Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

SBASHK-u kërkon nga komunat që të intervenojnë dhe të ndryshojnë këto kontrata.

Ndërkaq, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, thuhet se kontratat e reja janë shpërndarë më 12 prill dhe se të njëjtat nuk mund të ndryshohen vetëm mund të ketë ndonjë plotësim në bazë të Ligjit për zyrtarë publikë.

“Ligji për zyrtarët publik është miratuar dhe neni 102 në këtë ligj thotë se kush është përgjegjës për hartimin e  kësaj kontrate, andaj Komunat nuk mund ta kundërshtojnë ligjin dhe këtë formular do e marrin do e shpërndajnë këtë tek të gjithë zyrtarët publikë,” u shpreh Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Dukagjini për këtë çështje ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të së cilës është dikasteri i Administratës Publike, por gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika