Kontratat Kolektive “Toka e askujt”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, pretendon se për dy muaj, borxhi përmes përmbarimit është kërkuar për shkak të padive të fituara për kontratën kolektive është 35.8 milionë euro. Ky lajm i ka trazuar sindikatat të cilat kërkojnë buxhet nga Qeveria dhe kontrata të reja kolektive me këdo që vjen në pushtet.

Pagesa për shujtat ditore, për shpenzimet e udhëtimit e deri te paga shtesë pas pensionimit, këto përfitime i parasheh kontrata kolektive për punonjësit. Për shembull për shëndetësinë dhe arsimin ka kontrata të veçanta sektoriale të cilat flasin po për të njëjta benefite.

Për t’i gëzuar të drejtat që iu takojnë ata po detyrohen t’iu drejtohen gjykatave.

Ministri i Financave pretendon se vetëm për muajt janar-shkurt mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër Komunave janë dorëzuar në Thesar.

Ministri Hekuran Murati pretendon se shuma e kërkuar është gati 36 milionë euro, prej të cilave mbi 10 milionë do t’i marrin përmbaruesit.

Por Murati nuk e ke specifikuar se nga cilët sektorë janë dorëzuar paditë, e as për cilën kontratë bëhet fjalë, përkundër interesimit të Televizionit Dukagjini.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura theksojnë se marrëveshjes së përgjithshme kolektive e cila i përfaqësonte të gjitha kategoritë e punonjësve i ka skaduar afati.

“Ne nuk kemi as Këshill Ekonomike social, i cili është me ligj që të funksionalizohet dhe të mbahen takimet çdo muaj. Sa i përket kontratave sektoriale ato kanë të drejtë sepse ato janë të nënshkruara nga përfaqësuesit legjitim”, ka thënë Atdhe Hykolli – Kryetari i BSPK-së.

Në anën tjetër më nëntor 2022, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ishte njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë se nuk do të vazhdojnë me zbatimin e Kontratës Kolektive, e cila ishte nënshkruar në vitin 2018.

Nga kjo sindikatë vlerësojnë se reagimi i Muratit është i paqartë, sepse nuk janë në dijeni për padi të reja.

“SA i përket punëtorëve shëndetësorë duke u bazuar në kontratën sektoriale kolektive, paditë veç janë kry më herët dhe mbi 90% të punëtorëve i kanë marrë ato mjetet të cilat i kanë përfitu përmes gjykatave”, ka thënë  Tevide Imeri – Kryetar e Federatës Sindikale së Shëndetësisë së Kosovës.

Po ashtu më 21 nëntor 2022, Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Arbërie Nagavci njëanshëm e kishte shkëputur kontratën, me këtë arsyetim.”

“… shkëputet njëanshëm nga ana e MASHT-it, bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”- MASHT- Shkëputja e kontratës kolektive të datës 22 janar 2021.

Pa specifikuar për cilën kontratë, ministri Murati, e ka përmendur Prokurorinë për të cilën ka thënë se nuk ka dëgjuar se ka hapur rast ndaj atyre që sipas tij kanë nënshkruar paligjshëm dhe buxhetit i kanë shkaktuar dëme mbi 100 milionë euro.

As me konstatimin e fundit por as me refuzimin e ndihmës për komunat nuk po pajtohet Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Ministri Murati konsideron që këto kontrata janë të jashtëligjshme mirëpo në anën tjetër e bën ekzekutimin e mjeteve financiare. Tash a duhet ta marr ministri Murati rolin e gjykatësit e Prokurorit që të thotë se janë të jashtëligjshme apo i kemi institucionet e drejtësisë të cilat kanë konsideruar që këto kontrata janë të ligjshme”, ka thënë Sazan Ibrahimi – Drejtor i AKK-së.

Ibrahimi kërkon që për borxhe të mos preket buxheti i komunave, por të ndahet nga niveli qendror sepse komunat nuk e kanë nënshkruar kontratën kolektive, por Ministria e Arsimit dhe Sindikata.

Kur është fjala për Sindikatën e Arsimit, ata thotë se janë të gatshëm të diskutojnë dhe të nënshkruajnë një kontratë të re kolektive.

“Patjetër ne e kemi të gatshëm draftin e marrëveshjes kolektive dhe cilado qeveri që do të vijë në pushtet ne do t’i drejtohemi me kërkesën për t’u ulur në tavolinë dhe të diskutojmë nënshkrimin e kontratës së re”, ka thënë Blendor Shatri – Zyrtar Ligjor në SBASHK.

Shatri thotë se në draftin e ri nuk ceket se kush e ka barrën e buxhetit, por bazuar në ligj thotë se barra i takon Qeverisë.

Mësimdhënësit që po i fitojnë rastet në gjykata, paditë i dorëzojnë vetëm për periudhën para shkëputjes së kontratës.

“Çdo aludim që këto kontrata janë të jashtëligjshme, janë në nivel të aludimit dhe të pa-bazuara, për më tepër ka vendime gjyqësore të konfirmuara nga të gjitha instancat se të drejtat që ju garantohen kësaj kategorije punonjësish janë të bazuara, dhe rrjedhimisht të gjitha ato të drejta ata i përfitojnë”, ka thënë Ardian Bajraktari – Avokat.

Me paditë nëpër gjykata, dhe kompensimin e mësimdhënësve janë përballur të gjitha komunat, përveç ato me shumicë serbe, të cilat nuk janë pjesë e Sindikatës së Arsimit, sepse punojnë me plan-programe të Serbisë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika