Konventa e OKB-së, Vitia fton deputetët që ta votojnë propozim amendamentin që lidhet me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

"Të dashur deputetë, sot po propozohet përfshirja e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë si amendament kushtetues... Andaj, marrë parasysh sa i rëndësishëm është ky amandamentim, ju lutem dhe ju ftoj ta votoni këtë ndryshim kushtetues"

Ministri, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nga foltorja e Kuvendit ka ftuar deputetët që ta votojnë amendamentin që lidhet me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në seancë plenare po shqyrtohet propozim amendamenti që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës.

Gjithashtu, në këtë seancë po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqatave për personat me aftësi të kufizuara.

Konventa e OKB-së, sipas Vitisë, fuqizon pasqyrën Kushtetuese dhe ligjore sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtat të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat.

“Neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës liston instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që aplikohen drejtpërdrejt në sistemin tonë juridik dhe kanë supremaci mbi legjislacionin vendor. Të dashur deputetë, sot po propozohet përfshirja e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë si amendament kushtetues… Andaj, marrë parasysh sa i rëndësishëm është ky amandamentim, ju lutem dhe ju ftoj ta votoni këtë ndryshim kushtetues”, ka thënë Vitia.

“Pra, një e drejtë që është ndërkombëtarisht e njohur, të normohet edhe me Kushtetutën e Kosovës duke bërë amandamentimin e saj. Sistemi kushtetues i Kosovës i ka vënë vetës për detyrë parësore që t’u përmbahet detyrimeve të tij sipas të drejtës ndërkombëtare duke u dhënë prioritet traktateve ndërkombëtare rajonale dhe konventave të të drejtave të njeriut të zbatuara në të drejtën vendore, në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara fuqizon pasqyrën kushtetuese dhe ligjore për sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika