Konvertimi i targave ilegale, pak të interesuar në dy javëshin e fundit

Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Republikës së Kosovës. Në vazhdimin e afatit, që erdhi me kërkesë të banorëve të veriut, nuk ka pasur shumë interesim

Targat 02 me mbishkrimin RKS po e mbizotërojnë këtë zonë.

Për dallim me muajt e kaluar, në rrugët e Mitrovicës Veriore rrallë herë lëvizin vetura me targa ilegale.

Pas interesimit të shtuar për konvertim të targave ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, afati i paraparë për këtë proces, 30 nëntori u shty deri më 15 dhjetor.

Por, përkundër vullnetit të Qeverisë, pak pronarë veturash vërehen duke e kryer proces.

Ndryshe nga java e kaluar, ditën e hëne edhe në pjesën jugore kishte shumë pak interesim.

Edhe shifrat që posedon Policia e Kosovës tregojnë për një numër të ulët që kanë shfrytëzuar avantazhet financiare të ofruara nga qeveria, krahasuar me fluksin para 30 nëntorit.

Zëvendësdrejtori Elshani, vlerëson se ata që kanë qenë të interesuar e kanë shfrytëzuar mundësinë.

“Tash kanë mbet disa me probleme teknike…nëse është e nevojshme kërkojmë që prapë me u zgjatë orari…”, tha Veton Elshani, Zv. Drejtor Rajonal i Veriut.

Në rast se nuk shtyhet përsëri afati, pas 15 dhjetorit veturat me targa ilegale do të konsiderohen si të paregjistruara, dhe rrjedhimisht, vozitësi do të gjobitet me 150 euro, i merren targat, dokumentacioni dhe vetura largohet nga komunikacioni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika