Konviktet në Turqi “hapin dyert” për qytetarët e prekur nga tërmeti, mësimi për studentët do të vazhdojë online

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka njoftuar se universitetet në vend nuk do të hapen deri në verë, derisa konviktet e universiteteve kanë hapur dyert për qytetarët e prekur nga tërmeti

Pamje nga pasojat e tërmetit në Turqi

Pas tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë, konviktet e universiteteve në Turqi kanë hapur dyert për të prekurit nga tërmeti, ndërsa mësimi për studentët do të vazhdojë online.

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka vendosur që universitetet në vend të mbyllen deri në verë.

“Kemi vendosur që të gjitha universitetet të mbyllen deri në verë. Konviktet ku qëndrojnë studentët janë në dispozicion të qytetarëve që janë të prekur nga tërmeti”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk ka thënë se të gjitha janë kthyer në qendra pritëse për qytetarët e prekur nga tërmeti.

“Për personat që duan të jetojnë në një banesë të re do t’ju mundësojmë që të vijojnë jetën e tyre duke dhënë bonusin e qerasë”, ka shtuar Erdogan.

Tutje Erdogan ka theksuar se banesat e reja në zonat e goditura nga tërmeti do të përfundojnë brenda një viti.

Mes tjerash, Turqia është në zi kombëtare deri në të dielën e 12 shkurtit, derisa ka shprehur gjendje emergjente për 3 muaj. KP

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika