Korab Gashi dyshohet se kishte armë luftarake, i caktohet 1 muaj paraburgim

Korab Gashi është arrestuar në mbrëmjen e 1 korrikut, si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar. I dyshuari, është arrestuar rreth orës 21:00 nga Policia e Kosovës në lagjen Dragodan të Prishtinës. I njëjti doli para gjykatës së Prizren këtë martë ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Nuk kishte kush t’i ndalë në qëllimin e tyre për të vjedhur këtë argjendari në Suharekë në 22 nëntor të vitit të kaluar, madje as polica.

Pas aktit ikën, për tu arrestuar pas një periudhe në Prishtinë, ku përsëri pati gjuajtje me armë zjarri, si pasojë e të cilave njëri nga të dyshuarit mbeti i vdekur.

Në këtë aksion të njësive elitare të policisë, kishte shpëtuar vetëm Korab Gashi, vëllai i personit të vrarë.

Edhe ky u kap në lagjen Dragodan të Prishtinës, vetëm një ditë më parë.

Gashi u arrestua nga njësiti elitarë i Policisë së Kosovës “FIT”, i cili ka qenë në arrati për afro 8 muaj.

I njëjti, të hënën me vendim të prokurorit u dërgua në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitja”

Kurse, të martën rreth orës 14:00, doli para gjykatës më Prizren dhe pas kërkesës së Prokurorisë, iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“I pandehuri K.G. me datë 16 nëntor 2023, me dashje ndihmon kryerësit e veprës penale Grabitje, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarin “Diakos”, me datë 22.11.2023, ashtu që i pandehuri K.G., fillimisht merre me qira automjetin e markës Shkoda Fabia, ngjyrë e verdhë, ku pas marrjes me qera të automjetit, i njëjti me këtë automjet shkon në Komunën e Deçanit dhe bënë blerjen e automjetit Chevrolet, me qëllim që të pandehurit të njëjtin automjet ta përdorin në kryerjen e Grabitjes në argjendarin “Diakos” në Komunën e Suharekës”.

Me këtë vendim nuk u pajtua avokati i Korab Gashit, Skënder Musa, që thotë se pretendimet e Prokurorisë ishin të paqarta dhe pa prova, sidomos tek pjesa ku Gashi akuzohet se kishte armë të gjata.

“Ne kerkuam nga prokuroria të i paraqes këto fakte, edhe të e qetë videon në televizion në gjykatë, por edhe gjykata e refuzoj, ne si mbrojtje jemi të bindur se ata nuk e kanë këtë provë, për shkak se unë kam bisedu me klientin tim, dhe ai nuk ka qenë aty prezent”, ka thënë avokati i Korab Gashit, Skender Musa.

Gashi është deklaruar i pafajshëm para gjykatës.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika