Korab Shaqiri ndan momente interesante nga projekti muzikor me djalin e tij “Udhët e gjyshit”

Korab Shaqiri në emisionin Reload, 6 mars 2024.

Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri ka ndarë detaje interesante rreth projektit të ri “Udhët e gjyshit”, e cila është kënduar së bashku me djalin e tij dhe babin Ilir Shaqirin.

Sipas artistit, kjo këngë ka një histori të veçantë, pasi është një përsëritje e një kënge të kënduar 30 vjet më parë, “Udhët e babit”, e cila kishte interpretuar si fëmijë 9-vjecar.

Ai ka treguar se fillimisht djali nuk ishte i interesuar për këndimin, por me kalimin e kohës dhe përpjekjet e tij, ata arritën të krijojnë një interpretim të përbashkët të këngës.

“Në moshën dy-vjeçare kam nis me i këndu edhe ma kthy me të njëjtën notë, por nuk doja ta besoja se shumë i vogël. Kur i kam thënë kemi më këndu një këngë më ka thënë që jo nuk dua. Kjo këngë është e bërë 30 vjet më herët, në vitin 94 unë e kam këndu si fëmij 9-vjeçar “Udhët e babit”, dhe kam dashur ta kthej tani me “Udhët e gjyshit”. Kur filluam ia lëshova këngën filloj t’i hyjë në qejf, e këndoj dy herë edhe thoshte nuk dua ta këndoj më. E lash në ditën tjetër mbas një kohe e ka kënduar prapë. Kur gabonte me thosht prit se gabova duhet prej fillimi.  Ideja për klipin ka qenë e Lirim Ahmetit, e falënderoj shumë për çdo gjë që ka bërë”, ka thënë Shaqiri në emisionin Reload.

Në lidhje me procesin kreativ, Shaqiri ka theksuar rëndësinë e fillimit të punës herët në mëngjes.

Ai ka pohuar se për të, orët e para të ditës janë të rëndësishme për të arritur një produktivitet të lartë, duke shtuar se puna mbas orës 10 nuk sjell të njëjtin rezultat.

Për videoklipin e kësaj kënge, Shaqiri ka falënderuar Lirim Ahmeti për kontributin e tij, duke e vlerësuar për idenë dhe punën e bërë në realizimin e projektit.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika