Korcok dhe Pellegrini vazhdojnë garën për president në Sllovaki

Ish-ministri i Jashtëm Ivan Korcok,, udhëheq me 42.5 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare të publikuara prej Komisionit zgjedhor të dielën

Rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki kanë treguar që ish-ministri i Jashtëm Ivan Korcok është në krye të garës.

Korcok, liberal, udhëheq me 42.5 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare të publikuara prej Komisionit zgjedhor të dielën.

Ai do të garojë tani me kryetarin e Parlamentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, më 6 prill, pasi asnjëri kandidat nuk e ka fituar shumicën.

Pellegrini i ka fituar 37 për qind të votave, pavarësisht se në sondazhet para zgjedhjeve janë përmendur shifra më të mëdha.

Dalja në zgjedhjet e së shtunës ka qenë 51.9 për qind.

Partia e Pellegrinit është pjesë e koalicionit qeverisës në qeverinë e krahut të majtë të kryeministrit Robert Fico.

Partia populliste e krahut të djathtë, Partia Kombëtare Sllovake, është po ashtu pjesë e koalicionit.

Korcok përkrahet prej opozitës.

Presidentja aktuale, Zuzana Caputova, nuk ka garuar për një mandat të dytë pesëvjeçar, pavarësisht popullaritetit që gëzon.

Në garë për president kanë qenë nëntë burra.

Në debate kanë mbizotëruar temat e luftës në Ukrainë, dhe mospajtimet e brendshme mes udhëheqësisë së Ficos dhe opozitës liberale, pasi aktualisht Sllovakia është thellësisht e ndarë në pozicionimet politike./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika