Koreja e Jugut thotë se Veriu ka testuar sërish raketa lundruese

Koreja e Veriut ka zhvilluar një sërë testimash me raketa lundruese në ujërat afër brigjeve perëndimore të tij, sipas njoftimit të ushtrisë së Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka gjuajtur disa raketa lundruese në ujërat afër brigjeve perëndimore të tij, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shtuar se Veriu ka kryer tri testime të tilla gjatë këtij muaji.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se ushtria jugkoreane dhe ajo amerikane po analizojnë lëshimin e këtyre raketave që u detektuan rreth orë 07:00.

Ushtria e Seulit nuk ofroi më shumë detaje, përfshirë edhe sa raketa janë lëshuar, sa gjatë fluturuan ato apo nëse u lëshuan nga toka apo deti.

Lëshimi i këtyre raketave pason testimet e kryera më 24 dhe 28 janar të raketave lundruese Pulhwasal-3-31, që Koreja e Veriut tha se janë të dizajnuara të lëshohen nga nëndetëset.

Pas testimit të dytë, lideri verikorean Kim Jong Un, përsëriti synimin e tij që të ndërtojë një marinë të armatosur me armë bërthamore për të luftuar, atë që ai e përshkroi si rritje të kërcënimeve të jashtme.

Nuk është e qartë nëse lëshimet e raketave të dielën u kryen nga një nëndetëse apo nga një maune nënujore.

Tensionet në Gadishullin Korean janë më të larta në vitet e fundit, pasi Kim ka përshpejtuar zhvillimin e armëve të tij në një ritëm të paprecedent, përderisa ka bërë kërcënime bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

SHBA-ja dhe aleatët e saj aziatikë janë përgjigjur duke forcuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat gjithnjë e më shumë po përfshihen armë strategjike amerikane, sikurse aeroplanmbajtësit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi dhe nëndetëset bërthamore, shkruan REL.

Më 14 janar, Koreja e Veriut po ashtu testoi një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta, duke rritur përpjekjet që të avancojë armët e saj të potencialisht mund të shënjestrojnë asetet amerikane në Paqësor, përfshirë edhe bazën ushtarake në Guam.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika