Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë ndërkontinentale, synon të godasë anën tjetër të botës

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila ka qenë e projektuar për të goditur objektivat në anën tjetër të botës. Raketa nuk dihet nëse ka funksionuar apo dështuar, megjithatë është lëshuar një ditë pasi dy Koretë kanë lëshuar raketa, për të përshkallëzuar tensionet

Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut





Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e projektuar për të goditur objektivat në anën tjetër të botës, kanë thënë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Raketa u lëshua të enjten, rreth orës 07:40, raketë kjo me rreze të gjatë, këtë e kanë bërë të ditur Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut, shkruan BBC-ja.

Raketa tregohet se ka fluturuar për rreth 760 km dhe ka arritur një lartësi prej 1,920 km.

Lëshimi i ICBM është i shtati i Phenianit këtë vit dhe vjen pas shqetësimit që së shpejti do të testojë një armë bërthamore.

Ky lëshim ka ardhur një ditë pasi dy Koretë kanë lëshuar raketa, për të përshkallëzuar tensionet. Megjithatë, Pheniani ka gjuajtur gjithashtu edhe dy raketa balistike me rreze më të shkurtër, pasi ende nuk dihet nëse raketa ndërkontinentale ka funksionuar, apo ka dështuar siç raportohet në disa agjenci të lajmeve.

Këto lëshime të Koresë së Veriut vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitjet e tyre më të mëdha ajrore të përbashkëta ndonjëherë, të cilat Pheniani i ka kritikuar ashpër si “agresive dhe provokuese”.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika