Koreja e Veriut kryen një testim të ri të raketave

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë, që mund të jetë një model i ri i raketave balistike

Kjo foto e siguruar nga qeveria e Koresë së Veriut tregon atë që ajo thotë se është një raketë balistike në Provincën e Pyongan-it të Veriut, Koreja e Veriut, më 19 mars 2023, foto AP.

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë, që mund të jetë një model i ri i raketave balistike, ka thënë Koreja e Jugut.

Raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra, ka theksuar ushtria e Koresë së Jugut më 13 prill, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të madh”.

Lartësia në të cilën fluturoi raketa nuk është bërë publike, edhe pse agjencia jugkoreane e lajmeve, Yonhap, ka thënë se dukej se raketa fluturoi më pak se 3.000 kilometra. Kjo është lartësi më e ulët sesa testimet e kryera vitin e kaluar, që arritën deri në 6.000 kilometra.

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se është në gatishmëri të lartë dhe po koordinohet ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë “dënuar fuqishëm” atë që Shtëpia e Bardhë tha se ishte testim i një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi.

Një zyrtar i ushtrisë jugkoreane ka thënë se testimi si duket përfshinte një sistem të ri armësh që është shfaqur në paradat e fundit ushtarake të Koresë së Veriut.

Sipas analizimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se raketa mund të jetë me lëndë djegëse të ngurtë. Koreja e Veriut ka punuar që të ndërtojë raketa me lëndë djegëse të ngurtë, të cilat mund të lëshohen pothuajse pa paralajmërim dhe nuk duhet kohë për t’u nisur.

Raketa u lëshua në orën 07:23 sipas kohës lokale nga Phenjani, tha ushtria e Koresë së Jugut. Kjo është hera e parë që një raketë me rreze të gjatë veprimi është lëshuar nga një vend testues afër kryeqytetit verikorean që nga viti 2017.

Pas lëshimit të kësaj rakete, kryeministri japonez Fuimo Kishida ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ministri jugkorean i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, tha se raketa duket se është lëshuar drejt lindjes, por nuk ka rënë në territorin e Japonisë.

Japonia ka thënë se raketa ra në det në veri të Koresë së Veriut. Megjithatë, autoritetet japoneze nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse raketa ka kaluar mbi territorin e tyre.

Testimi i kësaj rakete vjen disa ditë pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, bëri thirrje për forcimin e fuqive luftarake të shtetit të tij, duke kërkuar që shteti të ketë një qëndrim “më praktik dhe ofensivë” për t’iu kundërvënë atyre që Koreja e Veriut i sheh si veprime të agresionit nga Shtetet e Bashkuara.

Por, SHBA-ja ka thënë se pavarësisht testimit të fundit, është e hapur për bisedime me Veriun.

“Dera nuk është mbyllur për diplomacinë, por Koreja e Veriut duhet që menjëherë të heqë dorë nga veprimet destabilizuese dhe të zgjedhë të angazhohet në diplomaci”, ka thënë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Koreja e Veriut ka kritikuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut dhe ka rritur numrin e testimeve të kryera në muajt e fundit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika