Koreja e Veriut lëshon raketa, disa orë pasi Biden largohet nga Azia

Një ditë pas largimit të Bidenit, Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike në mëngjesin e së mërkurës, në hapësirën prej më pak se një orë nga zona Sunan në Phenian

Pamjet e një testi raketor të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike herët në mëngjesin e së mërkurës, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Autoritetet në Seul thanë se raketat u hodhën në hapësirën prej më pak se një orë nga zona Sunan në Phenian, raporton BBC, transmeton PortaliD.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden u largua nga rajoni, pas një udhëtimi, i cili ishte zotuar për të forcuar masat për frenimin e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash balistike që nga fillimi i këtij viti.

Japonia konfirmoi se të paktën dy lëshime ndodhën të mërkurën, por pranoi se mund të ketë pasur më shumë.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi tha se raketa e parë fluturoi rreth 300 km (186 milje) me një lartësi maksimale prej rreth 550 km, ndërsa e dyta, duke arritur deri në 50 km, udhëtoi rreth 750 km.

Kishi kritikoi lëshimet, duke thënë se ato ishin “të papranueshme”, duke shtuar se do të “kërcënonte paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Japonisë dhe komunitetit ndërkombëtar”.

Në një takim të thirrur pas lëshimit të raketës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut e quajti testin një “provokim të rëndë”, tha zyra presidenciale.

Nisjet erdhën disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden u nis për në SHBA të martën në mbrëmje, pas një udhëtimi pesëditor duke vizituar Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kishin paralajmëruar më herët se Koreja e Veriut dukej gati për një tjetër provë armësh, ndoshta gjatë vizitës së Biden.

Gjatë vizitës së tij në Seul gjatë fundjavës, Biden dhe homologu i tij koreano-jugor, Yoon Suk-yeol ranë dakord të zhvillojnë stërvitje më të mëdha ushtarake dhe të vendosin më shumë asete strategjike të SHBA-së, nëse është e nevojshme për të penguar intensifikimin e testeve të armëve të Koresë së Veriut.

Zoti Biden kishte thënë se Shtetet e Bashkuara ishin “të përgatitura për çdo gjë që bën Koreja e Veriut”.

Lansimet e fundit vijnë ndërsa Koreja e Veriut përpiqet të përmbajë një shpërthim të dyshuar të Covid-it në mesin e popullsisë së saj, kryesisht të pavaksinuar prej 25 milionësh.

Më 12 maj, Koreja e Veriut testoi raketa balistike në të njëjtën ditë kur Kim shpalli një “emergjencë” për shkak të shpërthimit të Covidit.

Koreja e Veriut shfaq raketat e ndaluara në një paradë ushtarake të transmetuar në TV shtetëror

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika