Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re hipersonike

Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me shtytës që funksionojnë me lëndë djegëse të ngurta

Lëshimi i një rakete, që sipas medias verikoreane, ishte një raketë hipersonike. Fotografi nga arkivi. Foto: Reuters

Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me shtytës që funksionojnë me lëndë djegëse të ngurta.

Me testimin e supozuar të suksesshëm, lideri verikorean, Kim Jong Un, deklaroi se shteti tani ka aftësi të ndërtojë sisteme raketash që operojnë me lëndë djegëse të ngurta. Ai pretendoi se mund të ndërtohen raketa me rreze të ndryshme veprimi dhe të afta që të bartin koka bërthamore, teksa Kim synon të forcojë arsenalin me qëllim që të kërcënojë rivalët e tij në Azi dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky njoftim i medias shtetërore verikoreane erdhi një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan një raketë të lëshuar nga Veriu afër kryeqytetit të tij, Phenian, në drejtim të lindjes.

Media shtetërore verikoreane tha se testimi i raketës u mbikëqyr nga Kim, i cili e përshkroi raketën Hwasong-16B si pjesë kyçe të luftës së tij bërthamore parandaluese, përderisa u zotua se do të vazhdojë të ndërtojë arsenal për t’iu kundërvënë “armiqve” të tij, referencë për SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Kim tha Koreja e Veriut ka zhvilluar sisteme me lëndë të ngurta, me aftësi bërthamore “për të gjitha raketat taktike, operacionale dhe strategjike me rreze të ndryshme veprimi”, raportoi media verikoreane, KCNA.

Në vitet e fundit, Koreja e Veriut është përqendruar në zhvillimin e më shumë armëve që funksionojnë me shtytës me lëndë djegëse të ngurta. Këto lloje armësh lëvizin më lehtë dhe lëshohen më shpejt se ato që funksionojnë me lëndë djegëse të lëngshme.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut tha se për herë të parë kishte testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që funksionon me lëndë djegëse të ngurta, e cila, sipas Phenianit, mund të arrijë tokën amerikane.

Koreja e Veriut ka krijuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, që funksionojnë me lëndë të ngurta dhe mund të lëshohen nga makinat, anijet e nëndetëset dhe që kanë potencial të arrijnë caqe në Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Veriu që nga viti 2021 ka testuar armë hipersonike që kalojnë për pesë herë shpejtësinë e zërit. Nëse perfeksionohen sisteme të tilla mund të paraqesin rrezik për sistemet e mbrojtjes ajrore në rajon për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika