Koreja Veriore ka lëshuar raketa drejt detit, SHBA paralajmëron për armët bërthamore

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike të premten drejt detit, ndërsa ushtria amerikane ka paralajmëruar veriun se përdorimi i armëve do të rezultojë me fundin e regjimit

Raketa e lëshuar e Koresë së Veriut





Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit të premten, pasi ushtria amerikane ka paralajmëruar Veriun se përdorimi i armëve bërthamore do të rezultojë në fundin e atij regjimi.

Ushtria e Koresë së Jugut ka zbuluar dy lëshimet nga zona bregdetare lindore e veriut Tongchon të  premten, ka thënë në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Seulit.  Ndërsa, ushtria e Koresë së Jugut e ka rritur qëndrimin e saj të mbikëqyrjes.

Komanda amerikane e Paqësorit Indo ka thënë se lëshimet nuk përbënin një kërcënim të menjëhershëm për SHBA dhe aleatët e saj.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar fuqishëm Korenë e Veriut që të mos përdor armët e saj bërthamore në mënyrë parandaluese, shkruan AP.

Kështu forcat ajrore të Koresë së Jugut dhe SHBA kanë planifikuar një trajnim për stërvitje, që i kanë quajtur stërvitje të natyrës mbrojtëse. Stërvitjet ajrore “Stuhia Vigjilente” e javës së ardhshme do të zhvillohen nga e hëna në të premten dhe do të përfshijnë rreth 140 avionë luftarakë të Koresë së Jugut dhe rreth 100 avionë amerikanë.

Që nga fundi i shtatorit, Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash drejt detit . Që testet e para të raketave balistike të Veriut kanë filluar nga 14 tetori.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika