Korenica: Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në

“I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mospëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai

Visar Korenica, deputet i VV-se

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka deputetë brenda VV-së, që janë të shqetësuar për raportet me ShBA-në.

Ai në “Debat Plus” tha se këto çështje diskutohen vazhdimisht brenda grupit parlamentar.

Korencia theksoi se raportet me ShBA-në nuk cenohen me qëllim.

“I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mospëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai.

Tutje ai e ka komentuar raportimin e gazetës online “Reporteri”, ku thuhet se niveli i bashkëpunimit dhe i takimeve në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të ShBA-së është limituar.

Korenica në tha se nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë tepër shqetësuese, derisa shtoi se duhet ta presin konfirmimin në mënyrë që të dihet me siguri.

Tutje Korenica tha se Qeveria e Kosovës mban takime ditore e javore me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

“ShBA-ja është partner shumë i rëndësishëm, na ka ndihmu në shumë procese që i kemi kalu dhe i kalojmë. Jam i bindur se Qeveri mban kontakte javore me përfaqësues të ShBA-së në Kosovë me Hovenier. Qeveria do të merret me këtë situatë apo këtë deklaratë apo vendimmarrje, që pritet ndoshta të jetë e konfirmuar, nuk e dimë tani për tani. Qeveria ka bashkëpunim ditor e javor dhe të thellë me SHBA-në, që janë partner të rëndësishëm në rrugën tonë”, tha ai.

Tutje Korenica tha se në dialogun me Serbinë Kosova është treguar konstruktive, kurse Serbia jo.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika