Si gjëja më normale konsiderohet qasja në dokumente publike nga ana e Visar Korenicës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka deklaruar vet Korenica në Facebook, lidhur me kërkesën e tij për të pasur qasje në dokumente publike. Një veprim i tillë vie pas pretendimeve për keqpërdorime nga ana e MINT-it për rezerva shtetërore.
“Qasja në dokumente publike do duhej të ishtë gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi”, ka shkruar ai. “Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar. Dhe, çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri dhe që angazhohemi për shtetndërtim duhet sqaruar për të hequr çdo paqartësi nga organet tona të drejtësisë”.
Një ditë më pare, Korenica ka dorëzuar kërkesën e tij për të pasur qasje në dokumentet publike, në këtë rast, me dokumentet që lidhen me rezervën e shtetit.
Ai ka kërkuar qasje në pagesat dhe konfirmimin e pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka quajtur shpifje raportimet për parregullsi blerjen e rezervave shtetërore, sic janë gruri dhe vaji.
Kjo ministri ka paralajëmaruar padi ndaj mediumit “Nacionale”, i cili i publikoi disa audio-incizimet ku dëgjohen disa zyrtarë të ministrisë teksa flasin për mundësi të keqpërdorimit të blerjes së rezervave shtetërore.
Disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë, ku përfshihet MINT-i, kanë nxitur reagime në opinion.
Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore.