Korenica i VV-së ngre dyshimet se “nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për votimin e disa projektligjeve”

Deputeti Visar Korenica ka dyshime se disa projektligje dhe amendamente, përfshirë atë për tekstet shkollore dhe atë për shëndetin riprodhues, kanë kaluar pa marrë numrin e mjaftueshëm të votave

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngritur dyshimet se për votimin e disa projektligjeve nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm (62 vota) ndonëse kanë kaluar.

Projektligji për tekstet shkollore, është njëri nga këto raste që sipas Korenicës, dyshohet se ka kaluar pa marrë votat e nevojshme. Kështu, duke kaluar jo me 62 vota, por, vetëm me 60.

“…Dhe tjetra ka ndodhur edhe tekstet shkollore, nuk kanë qenë 62 deputetët, por 60. Cilat janë rrugët procedurale që duhet me i ndjek për me u rregull çështje e votimit”, ka thënë Korenica.

Ai ka pyetur kryeparlamentarin Glauk Konjufca, se cilat janë rrugët që duhet marrë të rregullohet kjo çështje.

“E takoni Sekretarin dhe ai së bashku me zyrën ligjore ju këshillin saktë se çfarë rrugës duhet të ndiqni në rastin që dyshoni se nuk ka qenë kuromi i mjaftueshëm për votimin e projektligjeve, apo edhe në amendamenteve të këtë rast”, i është përgjigjur Konjufca.

Ai shprehu shqetësime edhe për disa amendamente të propozuara për projektligjin për shëndetin riprodhues – i cili pati mbetur amendamenti i katërt -, ku sipas Korenicës, dy amendamentet e para, që janë votuar për këtë projektligj, nuk kanë qenë votat e nevojshme për t’i kaluar.

“Më duhet më ri sjell si një çështje pak si shqetësuese, sepse dy nenet e para, amendamentet e para, që i kemi votu për këtë projektligj nuk kanë qenë votat e nevojshme për ta kaluar”, ka thënë Korenica.

Në këtë seancë dështoi votimi i amendamentit të katërt – i propozuar nga Korenica – për shkak të mungesës së kuorumit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika