Korenica i VV-së: Të procedohen pagat për mësimdhënësit dhe orët të kompensohen

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që t’i procedojë pagat për mësimdhënësit dhe po ashtu ka kërkuar nga mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura

Visar Korenica, deputet i LVV-së





Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka deklaruar se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen, por sipas tij, edhe orët e humbura gjatë grevës duhet të kompensohen.

“Meqenëse shumë media po kërkojnë deklarim dhe për interes të publikut sa i përket procesimit të pagave për mësimdhënësit, vlerësoj që të njëjtat duhet të paguhen dhe të kompensohen orët e humbura”, ka shkruar Korenica.

Tutje, deputeti i LVV-së, ka thënë se në mesin e grevistëve ka pasur mësimdhënës që janë detyruar të mos dalin në punë dhe po ashtu sipas tij, pas pakos së fundit të Qeverisë për luftimin e inflacionit ka pasur mësimdhënës që kanë qenë të gatshëm ta pezullojnë grevën.

“Shumë mësimdhënës janë detyruar të mos dalin në punë, sepse kanë qenë të penguar nga procesi mësimor si pasojë e grevës, njashtu siç edhe jam i bindur që shumica nga anëtarësia pas pakos së përballjes me inflacion kanë qenë të gatshëm për pezullimin e grevës deri në miratim të ligjit të pagave”, është shprehur ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të hënën, ka bërë të ditur për Rtv Dukagjinin se pagat për punëtorët e sektorit publik, për muajin shtator, janë ekzekutuar vetëm për ata që nuk kanë qenë pjesë e grevës.

Kryeziu ka thënë se çështja e pagave të grevistëve përcaktohet me ligjin për greva.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë ai.

Diferencime sa i përket procesimit të pagave, ka pasur edhe në sektorët e tjerë. Shërbyesve civilë u ka dalë paga edhe pse ishin pjesë e grevës, kurse mësimdhënësve jo.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i indinjuar me këtë vendim të qeverisë, të cilin e ka quajtur diskriminues e hakmarrës.

“Fatkeqësisht, ende nuk janë procesuar në sistemin arsimor, teksa e keqja shtohet se janë procesuar për shërbyesit civilë që ishin në grevë dhe kjo është një segregacion, nuk ka çfarë të dyshohet për tjetër, përveç ndonjë qëllimi që vetëm qeveria e di”, ka thënë ai.

Tutje, Jasharaj ka paralajmëruar “situatë të acaruar”, nëse nuk procesohen pagat deri më 5 tetor të këtij viti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika