Korenica: Kurti më kërkoi dorëheqjen, unë nuk pranova dhe më shkarkuan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se Albin Kurti i ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e Koordinatorit të Qendrës së kësaj partie në Rahovec

Visar Korenica, deputet i LVV-së





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili ditë më parë është shkarkuar nga pozita e ordinatorit të Qendrës së kësaj partie në Rahovec, ka thënë se Albin Kurti, i ka kërkuar fillimisht dorëheqjen, ai nuk e ka pranuar dhe pastaj sipas tij ka pasuar shkarkimi.

Korenica, u shpreh se shkarkimi i tij është bërë për shkak të qëndrimit të tij kundër martesave për gjininë e njëjtë.

“Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme të flasë për këtë. Mua më është komunikuar vendimi me email, se kryesia e VV’së ka marrë vendim për me ju liru nga pozicionit të koordinatorit, ju faleminderit për kontributin tuaj deri tashmë”, ka thënë Korenica në emisionin “Pressing” në T7.

Ditë më parë, Korenica kishte deklaruar se shkarkimi i tij ishte bërë qysh në muajin prill të këtij viti.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika