Korenica: Vendimi për dinarin i qëlluar, por është dashur të njoftohen ndërkombëtarët

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se vendimi për ndalimin e dinarit është i duhur

Visar Korenica, deputet i VV-se

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, e ka cilësuar të duhur rregulloren e BQK-së e cila e ndalon qarkullimin e dinarit serb.

Ai në “Debat Plus” tha se qytetarët në veri të vendit kanë filluar ta përdorin euron si valutë për t’i kryer pagesat e tyre.

“Faktet po tregojnë se qytetarët në veri kanë fillu me përdorë euron në pagesat e përditshme edhe të hyrat që i pranojnë nga Beogradi do i vijnë në mënyrë elektronike do të konvertohen. Dua të shtoj edhe se nuk di ndonjë rast kur shtetet e ndryshme e kanë dërguar përmes vijave kufitare me thasë monedha sikurse që janë bërë në të kaluarën në kufi, ka qenë praktikë e gabume, përmes saj Lista Serbe e kanë shfrytëzu dhe keqshfrytëzu këtë mundësi për të ndiku te votuesit apo te qëllime tjera që i ka. Një mundësi e tillë është ndërpre me të drejtë”, ka thënë ai.

“Ka qenë vendim i qëlluar, paksa i vonuar, është dashur të shikohet më herët. Por jam i mendimit se miqtë tanë ndërkombëtarë është dashur të njoftohen për një procedurë të tillë. Nuk shoh diçka problematike si deputet, i është dhënë periudhë shtesë të mos ngecin pa të ardhura, të futen në sistem pa pasur probleme”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika