Kori Siparantum nga Kosova performon në Filharmoninë e Berlinit

Kori Siparantum nga Kosova ka performuar në Filharmoninë e Berlinit në Gjermani, në të cilën, u shfaqën këngë me motive shqiptare, u prezantua një pjesë e kulturës dhe e artit

Siparantum Choir nga Kosova në Berlin

Kori nga Kosova “Siparantum Choir” ka performuar në Filharmoninë e Berlinit në Gjermani.

Kështu ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili e quajti këtë një performancë mbresëlënëse.

Ai u shpreh se një organizim i tillë ka qenë ëndërr para disa vitesh dhe tash në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është bërë realitet.

“Një premierë, një performancë mbreslënëse, një mbrëmje e veçantë e muzikës tonë në një nga sallat më të njohura të muzikës botërore – atë të Filharmonisë së Berlinit. Kënaqësi e veçantë që së bashku me korin e mirënjohur nga Kosova, Siparantum Choir, nën drejtimin e Memli Kelmendi, organizuam atë që ndoshta para ca vitesh ishte vetëm një ëndërr dhe tani për jubileum e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është tashmë realitet”, ka shkruar Ajeti.

Ndërsa, ka theksuar se janë interpretuar këngë të ndryshme me motive shqiptare.

“Me një program të veçantë artistik nga dirigjenti i mirënjohur Memli Kelmendi, u interpretuan këngë të ndryshme me motive shqiptare. Një kor model, i cili mbrapra vetës lë një rrugëtim të veçantë dhe me plot sakrifica, e tani është bartës i disa çmimeve ndërkombëtare të muzikës korale. Kisha kënaqësinë që t‘i drejtohem me një fjalë rasti audiencës, e cila duartrokitjet e vazhdueshme i kishte mjet të manifestimit ndaj zërit dhe melodisë së jashtëzakonshme të anëtarëve të korit”.

Ajeti ka theksuar se performanca në Berlin ishte një pjesë e kulturës, artit dhe e gjithë Kosovës.

“Performanca e tyre ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ofron vendi, kultura dhe arti ynë. Andaj, të përkushtuar si anjëherë më parë, vazhdojmë të jemi të fokusuar ndaj fuqizimit të diplomacisë kulturore të Republikës tonë”, ka theksuar Ajeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika