Korridori VIII, Xhaçka nga Brindisi: Është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor

"Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë. Kërcënimet e sigurisë në Evropë, bashkëpunimi mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin", ka thënë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në takimin katërpalësh mbi rëndësinë e Korridorit VIII, që organizohet në Brindisi

FOTO: Top-channel

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin katërpalësh mbi rëndësinë e Korridorit VIII, që organizohet në Brindisi në një konferencë të përbashkët me ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka thënë se bashkëpunimi mes vendeve është mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin dhe se Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor.

Kënaqësi të punojmë së bashku për të çuar përpara këtë agjendë. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë. Kërcënimet e sigurisë në Evropë, bashkëpunimi mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin. Kënaqësi të shohësh një angazhim kaq të madh për ta bërë Korridorin VIII realitet. Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor. Ai është parashikuar si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi. Do të ndihmojë në kthimin e detit Adriatik në det që na bashkon dhe transformon gjendjen tonë ekonomike. E inkurajuar nga përkushtimi i Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të vendosur për ta çuar këtë ide deri në fund, për të mirën e të gjitha vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Xhaçka, shkruan Top-Channel.

Korridori VIII përbën një nga projektet prioritare për të katër vendet e përfshira, Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përfshirja e tij në rrjetin evropian të transportit ka qenë një nga synimet kryesore të qeverive respektive.

Ndërtimi i tij do t’i bëjë të mundur lidhjet rajonale, fqinjësinë e mirë, zhvillimin ekonomik, udhëtimin e shpejtë për njerëzit, bizneset dhe mallrat.

Korridori VIII vlerësohet si një projekt i rëndësisë strategjike edhe për BE-në dhe NATO-n.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika