Korrje shirjet e grurit, bujqit të pakënaqur me rendimentet

Në shumë rajone të Kosovës, tashmë kanë filluar korrje shirjet e grurit. Por, sipas bujqve të cilët kanë mbjell këtë kulturë thonë se rendimenti i grurit këtë vit është shumë i ulët. Një pakënaqësi tjetër e tyre është edhe ngritja e çmimit të produkteve esenciale për bujqësi, që ua kanë vështirësuar punimin e tokës

Kanë bërë mbi 100 kilometra për të arritur në rajonin që konsiderohet si hambari i Kosovës.

Këto kombaja kanë ardhur nga Podujeva për në fshatrat e Rahovecit e të Prizrenit, tash e një javë, ndërsa ato punën e fillojnë në agim edhe e përfundojnë në muzg duke bërë korrjet e grurit.

Në mesin e shumë bujqve, të mbjellat me grurë i korri edhe bujku nga fshati Arbanas i Prizrenit Zenel Gashi.

Tutje, ai ka thënë se këtë vit kishte mbjell rreth 40 hektarë me grurë. Por, përsëri  ai nuk është ndarë i kënaqur me rendimentin.

Zenel Gashi- Bujk

“Me rendimente nuk jemi të kënaqur, koha ka qenë shumë e mirë por kur është dashtë me e marrë bukën ka qenë një tharje përndryshe ka qenë fara shumë e vogël. Vjet ka qenë rreth 3500 kilogram hektari, sivjet nuk e mbërrin 3000 kilogram”, Zenel Gashi – Bujk.

Problematikë tjetër ka qenë edhe ngritja e çmimeve të produkteve esenciale për bujqësi, sipas Gashtit.

“Një kilogram bukë është 30 cent, a një litër naftë është 1.70 ose 1.80,vetëm ta themi se ku i lëmë fermerët. e dyta një thes pleh kimik prej 25 kilogramësh e kemi paguar 25 euro” ka shtuar ai.

Ndërsa  një tjetër bujku nga Prishtina Gani Dobratiqi i cili gjithashtu është zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në këtë komunë, tregon se sipas rendimenteve, nevojat për grurë nuk do të mund të plotësohen.

Gani Dobratiqi- Bujk

“Rendimentet nuk janë të kënaqshme, nuk priten rendimente të larta dhe deri në fund nuk mund të nxjerrim rendimentin… Nuk besoj që mesatarja ka me mbërri mbi 2700 apo 3000 kilogramë, përafërsisht aty-këtu disa parcela të cilat toka ka qenë kulturë e punuar vitin e kaluar… Ne nuk sigurojmë bukë as 30 përqind, me rendiment mesatar 4000 kilogramë as 35 për qind nuk i siguron e leje më me këtë rendiment”, është shprehur Gani Dobratiqi – Bujk.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë deklaruar se është herët të flitet për rendiment por se presin që të jetë rreth 3 mijë e 500 kilogramë.

Sipas tyre, për të plotësuar nevojat për konsum vjetor nevojiten rreth 400 mijë ton grurë.

“Bazuar në të dhënat statistikore ndër vite, rendimenti mesatar për kulturën e grurit në Republikën e Kosovës sillet nga 3500-4500 kg/ha. Mirëpo, për të ditur rendimentin mesatar të saktë për sivjet, në periudhën në të cilën jemi është herët që të flitet pasi që pas përfundimit të fushatës, Komisioni për Monitorimin e Korrje-Shirjeve e përgatitë raportin përfundimtar për këtë proces, ku do të dihet saktë rendimenti për këtë vit. Ndërsa, sa i përket nevojave ushqyese me grurë për popullatën e Kosovës, ato janë rreth 200 kg për kokë të banorit për një vit, andaj për konsum vjetor nevojiten rreth 400,000 ton grurë” kanë theksuar Ministria e Bujqësisë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit në Kosovë janë mbjell mbi 66 mijë hektarë grurë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika