Kosova akoma nën masa, por liderët në takime të rëndësishme diplomatike

Pavarësisht faktit se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione, krerët e saj po vijojnë vizitat e takime të rëndësishme në qendra evropiane dhe jo vetëm. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimeve vlerësojnë se takimet diplomatike nuk lidhen me këto masa dhe liderët shtetërorë do të vazhdojnë të priten edhe në të ardhmen

Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

Vizita po, edhe pritje e takime të rëndësishme, por masat ndëshkuese të BE-së për shtetin e tyre janë akoma aty.

Bëhet fjalë për Kryeministrin Kurti që një ditë më parë u prit nga presidenti i Francës Macron.

Ndërsa presidentes Vjosa Osmani, por edhe kryeministrit, javën e kaluar u erdhi si mysafire presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sanksionet që iu vendosen Kosovës pati zëra se përfshijnë edhe mospritjen e krerëve shtetërorë nëpër qendra evropiane, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Bile, kjo as s’do të ndodhë, sipas njohësit të integrimeve evropiane Visar Xani.

Ai thotë se masat ndaj Kosovës nuk janë klasike dhe nuk përfshijë izolimin e liderëve të shtetit.

“Po shohim takime diplomatike që janë edhe në interes të shteteve të tjera, dhe të cilat kontribuojnë, në zbatimin e marrëveshjes ose përmbylljes së marrëveshjes së Brukselit. Prandaj takimet në frymë pozitive, që kanë për aspekt avancimin e çështjes së dialogut, sigurisht që nuk mund të izolohet Kosova, për shkak se pastaj s’mund të ketë veprime që e arrijnë qëllimin e BE-së, dhe qëllimin e Kosovës”, ka thënë Xani.

Përderisa profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri vlerëson se politika e shteteve të mëdha ndryshon vazhdimisht, ai thotë se Kosova duhet të mbajë tempon e një pozicioni adekuat ndërkombëtarisht.

“Duhet kuptuar që pozicionet politike të shteteve janë përherë në lëvizje, në kuptimin e afirmimit, rëndësisë dhe, prezencës që ata kanë, nëpër forume të rëndësishme ndërkombëtare, qoftë dypalëshe ose shumëpalëshe….
Kosova duhet të luftojë vazhdimisht, që ta forcojë pozicionin e saj ndërkombvëtar,kjo ëahtë diqka që duhet të ndodhënë të gjitha nivelet”, ka thënë Imeri.

Përndryshe sipas zyrës së kryeministrit, Kurti pritet të ketë nesër takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve evropiane në margjinat e takimit në Francë, teksa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po ashtu gjendet në Paris.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika