Në fillim u përdorën letrat ngjitëse, për çka shumë automjete me prejardhje nga Serbia, nuk mund t’iu shiheshin simbolet e fqinjit verior.
Mirëpo, nga 1 gushti e tutje të gjitha veturat që janë në qarkullim e që janë regjistrim të Serbisë, por me vendbanim janë në Kosovë, do të marrin akronimin RKS bashkë me simbolin e shtetit të Kosovës.
Për këtë Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një grup të cilët po punojnë për të gjitha detajet.
Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Sebahate Muharremi-Pllana, që udhëheq me Agjencinë e Regjistrit Civil, ka treguar se nga çka lirohen të gjithë ata qytetarë serb por edhe shqiptarë të cilët veçse kanë automjete me regjistrime serbe.
“Lehtësirat që do t’i kenë qytetarët janë lirimi nga obligimet doganore, lirimi nga taksa administrative e MPB-së, lirimi nga pagesa e targave dhe lirimi nga pagesa e targave të automjeteve”, ka thënë Muharremi-Pllana.
Muharremi-Pllana thotë se puna në qendrat e regjistrimit civil në Veri të vendit është e sigurt, për çka thotë se në rast se do të kenë nevojë për shtyrje të afatit më shumë se deri më 30 shtator do të kërkojnë nga Qeveria.
“Puna në Veri të vendit është e sigurt, aty ka punë.. neve në rast se e shohim që na duhet afat shtesë më shumë se deri më 30 shtator atëherë do të arrijmë që me kohë që të kërkojmë nga ministri që afati të shtyhet”, ka shtuar Muharremi-Pllana.
Përkundër këtij vullneti të institucioneve juristët që e njohin marrëveshjen e targave Kosovë-Serbi, thonë se është sfiduese regjistrimi i veturave.
“Do të ketë sfida sepse mund të jetë një numër që skanë dokumentacion të origjinës e një pjesë e makinave mund të jenë të vjedhura sepse kemi vetura të vjedhura në pjesën tjetër të vendit dhe janë dërguar atje”, ka thënë juristi Anton Recaj.
Nga 1 gushti deri më 30 shtator do të nis regjistrimi i veturave me targa serbe në regjistrim të Kosovës. E për këtë çështje, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar destabilizim të situatës.