Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan.
Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipit të kërkim-shpërimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, njofton ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Më poshtë mund të gjeni videon ku presidenti Erdogan ndan medalje presidenciale për shtetet që e kanë ndihmuar gjatë këtij tërmeti. Në minutën 48:30 u jepet medalja presidenciale përfaqësuesve të Kosovës.