Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka dënuar fuqishëm siç e quan sulmin terrorist kundër Izraelit.
Përmes një postimi në platformën “X”, MPJD ka thënë se qëndrojnë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme.
“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, thuhet më tej në postim.
Kosova strongly condemns the terrorist attacks against Israel. We stand in full solidarity with Israel in these terrible moments. Our thoughts are with the victims, their families and all of Israel. pic.twitter.com/HeGLG45CB4
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) October 7, 2023
Lidhur me këtë ka reaguar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërsa nga krerët opozitar deri më tani ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradina, i cili ka thënë se qëndrojnë pranë Izraelit pas sulmit të sotëm.
“Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka uruar në stabilizim të shpejtë të situatës.
“Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe forcë!”, ka shkruar tutje ai.
Numri i të vrarëve nga raketat e lëshuara nga Gaza në Izrael ka shkuar në 22.
Nga ky sulm ka më shumë se 250 viktima, përfshirë të vrarët, raporton CNN, përcjellë Dukagjini.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmit atje ka thënë se armiku i tyre do të paguajë një çmim.
Lexo dhe: Kryeministri izraelit pas sulmit: Armiku ynë do të paguajë një çmim
“Armiku ynë do të paguajë një çmim, të cilin ata nuk e dinë kurrë”, ka thënë Netanyahu, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që po përkthen deklaratën e tij.