Kosova dërgon kontingjentin e parë me medikamente mjekësore në Ukrainë

Të martën e 12 prillit ka arritur një kontigjent i medikamente mjekësore nga Kosova për spitalin ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kjo është ndihma e parë nga Kosova për Ukrainën që nga invazioni rus.

Lajmi është bërë i ditur nga Valon Arifi, i cili është aktivist i nismës kosovare për ndihmë të popullit ukrainas.

Ky kontingjent është dërguar nga nisma e të rinjve nga Prishtina ‘Youth Community Project’, në bashkëpunim me ambasadën ukrainase në Tiranë.

“Nga populli i Kosovës te Spitali ushtarak i Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën”, ka shkruar Arifi në një postim në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, më 19 mars të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë, kishte potencuar se Kosova është e gatshme të strehojë deri në pesë mijë refugjatë nga Ukraina.

“Qeveria e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punojë bashkë me aleatët, për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale”, kishte thënë Kurti.

Sipas të parit të ekzekutivit të Kosovës, vendi dhe populli kosovar janë çdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse pak ditë më vonë, më 23 mars, është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjetve buxhetore në vlerë prej 100 mijë euro nga Kosova për popullin e Ukrainës.

Në po të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka vendosur të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Gjitashtu, edhe më 25 shkurt, Kosova i kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Kryeministri Kurti, kishte thënë se këto sanksione janë marrë duke iu bashkëngjitur vendeve partnerë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkëngjitur partnerëve tanë, në kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë duke miratuar një pako sanksionesh ndaj saj. Nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Federatës Ruse”, kishte thënë Kurti para kabinetit qeveritar.

Po ashtu, ai kishte bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika