Kosova dërgon ushtarët e radhës në Britani për operacionin shumëkombësh Interflex

Ministri Ejup Maqedonci dhe koamndanti i FSK-së, Bashkim Jashari mirëpritën ushtarët e radhës të FSK-së, që do të vazhdojnë misionin trajnues në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit shumëkombësh Interflex

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kontingjentin e radhës të ushtarëve kosovarë që do të zbarkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit “Interflex”.

Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka theksuar se performanca dhe profesionalizmi i ushtarëve në këtë mision po vlerësohen jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanikë dhe pjesëmarrësit e tjerë të operacionit.

Operacioni Interflex, siç ka njoftuar ai, është një iniciativë shumëkombëshe që ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

Kosova, si një kontribues aktiv në këtë mision, vazhdon të mbështesë luftën e drejtë të popullit ukrainas, ka theksuar ministri Maqedonci.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika