Kosova dhe Holanda të gatshme për bashkëpunim në fushën ushtarake

Ministri Armend Mehaj dhe ministrja Kajsa Ollongren janë dakorduar që të bashkëpunojnë në fushën ushtarake me ç'rast Mehaj e ka informuar ministren për avancimet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës Kajsa Ollongren

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren me të cilën ka diskutuar rreth bashkëpunimit mes vendeve në fushën ushtarake.

Gjatë takimit Mehaj e ka njoftuar ministren për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit.

Investimet në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale dhe bashkëpunimin e ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinojnë në baza ditore aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s, të cilët janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyret brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndër të tjera ka shtuar se janë dakorduar për bashkëpunim në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave në FSK.

Dhe po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika