Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 35 milionë eurosh

Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë prej 35 milionë eurosh. Marrëveshjet u nënshkruan nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, Franz Fayot duke nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Të enjten e 21 korrikut, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar dy marrëveshje me Luksemburgun në vlerë 35 milionë euro.

Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë nga Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherësh Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot.

Zëvendëskryeministri Bislimi pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, në një konferencë për media, ka thënë se në Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes, po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg.

“Me këtë marrëveshje po e vendosim kornizën e përbashkët sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, edhe pse memorandumi përcakton fonde 2023-2025 dhe janë projekte që janë zgjedhur për intervenim në Kosovë dhe të financuara nga duka i Luksemburgut”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se fushat e intervenimit që do të përkrahen nga Luksemburgu janë: arsimi, shëndetësia, rritja ekonomike e qëndrueshme, zhvillim i shoqërisë civile dhe fusha e inovacionit.

“Shuma aktuale indikative me këtë marrëveshje si përkrahje nga Luksemburgu ndaj Qeverisë së Kosovës për këto tri vjet është 35 milionë euro apo afërsisht 12 milionë euro për secilin vit”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri ka shtuar se përtej bashkëpunimit për zhvillim, synimi mbetet që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi.

Ndërsa, ministri i Ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot, përmendi edhe fushat në të cilat fokusohen këto marrëveshje.

“Arsimi, aftësimi profesional, janë fushat që do të implementohet kjo marrëveshje. Ky memorandum bashkëpunimi ka fokus në TIK dhe tranzicionin e gjelbër dhe digjital të Kosovës. Kjo fushë e re do të integrojë sektorin privat nga Luksemburgu dhe Kosovës. Ka shumë mundësi në këtë fushë, shkëmbimet e para janë zhvilluar nga të dyja palët, si me vizitat tona këtu, si me delegacionet që kanë vizituar Luksemburgun”, ka thënë Fayot.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika